Mbretëria e Bashkuar do të nisë një plan “pa kufi” për të pritur refugjatët ukrainas

Mbretëria e Bashkuar po fillon planin e tyre “shtëpi për Ukrainën”, ku kushdo që dëshiron të hapë shtëpitë e tyre për refugjatët ukrainas mund ta bëjë përmes internetit, tha të hënën Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid.

Duke folur në një intervistë në BBC Breakfast, Javid shpjegoi se plani i pritjes – që do të publikohet të hënën – është një bashkëpunim me “një numër bamirësish në terren” që do të shpresojnë të mbështesin sa më shumë refugjatë të jetë e mundur, duke u dhënë atyre të drejtën për qëndrojnë për një periudhë tre vjeçare, shkruan CNN.

“Michael Gove (Sekretari i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Nivelimin e UP) do të bëjë një deklaratë në Parlament më vonë sot duke përcaktuar detajet dhe nuk ka asnjë kufi në numrin e njerëzve që ne mund të mbështesim,” tha Javid.

“Jam i kënaqur që po e bëjmë këtë sepse si vend, ne kemi një histori shumë krenare për t’u ofruar strehë njerëzve nga luftërat dhe konfliktet dhe është e drejtë që ne të përgjigjemi në këtë mënyrë,” shtoi ai.

Javid – po ashtu tha se më shumë detaje do të zbulohen më vonë, por shtoi se refugjatëve do t’u jepet e drejta për të punuar dhe do të ofrohen mësime në anglisht.

Nuk është ende e qartë se si ata që dëshirojnë të strehojnë do të lidhen me refugjatët.

CNN kontaktoi Departamentin për Nivelimin e Lartë për të marrë detaje të mëtejshme, por iu tha se më shumë informacion do të zbulohej më vonë të hënën.