Mbretëria e Bashkuar dërgon një tjetër ndihmë ushtarake në vlerë prej mbi 100 milionë euro në Ukrainë

Tolga Akmen/AFP/Getty Images

Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të dërgojë ndihma në Ukrainë.

Presidenti, Boris Johnson, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë në Ukrainë një “pajisje ushtarake të nivelit të lartë” në vlerë prej mbi 100 milionë euro, shkruan BBC.

Kryeministri po fliste në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Downing Street këtë pasdite.

Ai tha se dërgesa do të përfshijë “më shumë raketa anti-ajrore Starstreak, të cilat fluturojnë me tre herë shpejtësinë e zërit, 800 raketa të tjera antitank dhe municione precize të afta të qëndrojnë në qiell derisa të drejtohen në objektivin e tyre”.

Johnson shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë të mbështesë vendet e ish-bllokut sovjetik, pajisjet e të cilave funksionojnë më lehtë nga forcat e armatosura ukrainase, në përpjekjet e tyre për të dërguar ndihmë ushtarake.

I pyetur nëse Britania e Madhe do të ishte e gatshme të dërgonte tanke në Ukrainë, ai tha:

“Unë në parim jam i gatshëm të shqyrtoj çdo gjë me anë të armëve mbrojtëse për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë veten dhe popullin e tyre.”

Kryeministri foli gjithashtu për sulmin në stacionin e trenit Kramatorsk, të cilin ai e përshkroi si “të pandërgjegjshëm”, duke shtuar se “tregon thellësinë në të cilën është zhytur ushtria dikur e lavdëruar e Putinit”.

BE-ja ka vendosur edhe sanksione të reja për shkak të luftës./Shqip.com