Mblidhet bota arabe, diskutime për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës
Ndërkohë të shtunën udhëheqësit e vendeve arabe zhvilluan një takim të nivelit të lartë në Arabinë Saudite për të diskutuar mbi mundësitë për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazë.
Arabia Saudite dhe vendet e tjera myslimane bënë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të operacioneve ushtarake në Gazë, duke hedhur poshtë qëndrimet e Izraelit se veprimet ishin një akt vetëmbrojtjeje.
Pjesëmarrësit në takimin e nivelit të lartë që u mbajt në Riad, i kërkuan Gjykatës Ndërkombëtare Penale të hetojë ato që në komunikatën përfundimtare u quajtën “krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që po kryen Izraeli” në territoret palestineze.
Në takim morën pjesë me dhjetra udhëheqës të vendeve arabe, përfshirë presidentin iranian Ebrahim Raisi, atë turk Tajip Erdogan, emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani dhe presidentin sirian Bashar al-Assad.