Mbi katër mijë e 600 protestues janë arrestuar sot në Rusi

Arrestimet në Rusi (Foto nga Reuters)

BBC ka raportuar për protestat kundër luftës në Rusi gjatë ditës së diele dhe se shifrat e fundit thonë se katër mijë e 631 persona u arrestuan në 64 qytete, sipas OJQ-së ruse OVD-Info.

OVD thotë se gjithsej 13 mijë e 28 protestues janë arrestuar tani në Rusi që kur Moska pushtoi Ukrainën.

Figura e burgosur e opozitës, Alexei Navalny, ka bërë thirrje për protesta të përditshme kundër luftës në Rusi, Bjellorusi dhe më gjerë.