Mbi 100 milionë euro mblidhen në Mbretërinë e Bashkuar për Ukrainën

Reuters

Më shumë se 100 milionë euro janë mbledhur në Mbretërinë e Bashkuar të Anglisë si ndihmë për Ukrainën.

Komiteti i Emergjencave të Fatkeqësive, i cili përbëhet nga 15 organizata bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar duke përfshirë Kryqin e Kuq Britanik dhe Oxfam – falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar.

Komiteti tha se “dhurime bujare” janë bërë tashmë për apelin nga Mbretëresha, Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, si dhe mijëra anëtarë të publikut.

Totali i fundit përfshin Mbi 30 milion euro nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

Njerëzit janë inkurajuar të vazhdojnë të dhurojnë, pasi DEC ka paralajmëruar se mbështetja për Ukrainën ka të ngjarë të jetë e nevojshme për “muaj dhe vite”./Shqip.com