Masat e reja në kryeqytetin ukrainas, Klitscho: Vendi do të jetë në shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 07:00 të mëngjesit
Kryetari i kryeqytetit të Kievit, Vitali Klitschko, ka bërë të ditur se nga ora 20 i mbrëmjes e deri në ora 07:00 të mëngjesit vendi është në shtetrrethim.
Klitscho ka bërë të ditur se transporti publik është i hapur nga ora 08:00-19:00 si edhe zinxhirët e dyqaneve tregtare e shitjes me pakicë dhe farmacitë mund të jenë të hapura nga ora 08:00-19:00.
“Lëvizja në këmbë gjatë orës policore është rreptësishtë e ndaluar, ndërsa me makinë, vetëm me leje speciale nga Komandanti Ushtarak i Kievit. Civilët që do të jenë në rrugë gjatë orës policore pa leje të posaçme do të konsiderohen pjesëtarë të grupeve të diversantit dhe zbulimit të armikut”, ka shkruar Klitschko.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kohës së shtetrrethimit, mund të largoheni nga shtëpia me njoftimin e alarmit ajror për të shkuar në strehimoren më të afërt si dhe nga dita e marte në kryeqytet ndalohet rreptësishtë shitja e pijeve alkoolike.
“Vëmendje të veçantë u kushtoj pronarëve të zinxhirëve të dyqaneve tregtare, farmacive për çmimin e produkteve, të nevojave themelore dhe barnave: Mos i rrisni çmimet, duke përfituar nga situata. Sepse kjo, gjatë luftës, nuk është më e mirë se grabitja”, ka thënë Kryetari i Kievit./Shqip.com