Marrëveshja, do lirohen 30 fëmijë, 8 nëna dhe 12 gra izraelite

Marrëveshja mes Izraelit dhe Hamasit do të parashikonte lirimin e 30 fëmijëve, 8 nënave dhe 12 grave të tjera të marra peng nga terroristët gjatë sulmit të 7 tetorit. Këtë e raporton gazeta Haaretz. Duke folur për negociatat për lirimin e disa pengjeve izraelite nga Hamasi, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se “ne jemi shumë afër, shumë afër… mund t’i sjellim disa prej këtyre pengjeve në shtëpi shumë shpejt, por nuk duam të hyjmë në detaje”. Biden shtoi se “kur të kemi më shumë për të thënë do ta bëjmë, por për momentin gjërat duket se po shkojnë mirë”.