Macron drejt Katarit: Për të inkurajuar një armëpushim të ri
Publikuar:
(02.12.2023 22:06:53)

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se do të udhëtojë në Katar për të takuar Emir al-Thani dhe për të gjetur një marrëveshje për një armëpushim të ri në Rripin e Gazës. Franca është “shumë e shqetësuar” për rifillimin e dhunës në Gaza”, tha Macron në një konferencë shtypi në Dubai, ku mori pjesë në Cop28, duke shtuar se ai do të fluturojë për në Katar në orët e ardhshme për të ndihmuar në gjetjen e një marrëveshjeje për “një armëpushim të ri”.