Lufta nuk arrin të ndërpresë festivalin e Kharkivit në Ukrainë

Një festival i vogël i muzikës është mbajtur në qytetin e Kharkivit.

Organizatorët këmbgulnin se ngjarja duhet të fillojë ashtu siç ishte planifikuar pavarësisht rrezikut që ata mund të granatoheshin.

Ngjarja është mbajtur në stacionin e një metroje.

Një turmë e vogël e shikonte, disa me sy të mbyllur e disa të tjerë duke mbajtur fëmijët kurse disa të tjerë mbanin kafshët e tyre shtëpiake.

Një lojtar violonçel i cili performonte në festival, Denys Karachestev deklaroi se dëshironte të jepte një mesazh shprese njerëzve në Kharkiv.

“Mesazhi im është se nuk kemi frikë jemi të fortë dhe mund të jemi të dobishëm për vendin tonë, secili person në mënyrën e vet.

Violinistja Tatiana Choukh tha se “ishte ndoshta koncerti më i mirë i jetës sime”./Shqip.com