Lideri i Hamasit: Jemi gati për luftë të gjatë me Izraelin

“Nëse armiku dëshiron që beteja të jetë e gjatë, kapaciteti ynë është t’i përgjigjemi po aq gjatë”, tha Ismail Haniyeh, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, duke shtuar gjithashtu se ai ishte i sigurt në aftësinë e palestinezëve për t’i mbijetuar ofensivës izraelite në Gaza dhe për të dalë fitimtar. “Pavarësisht sulmeve “barbare” izraelite, populli palestinez i prishi planet e Izraelit”, tha Haniyeh, raporton Al Jazeera online. “Armiku nuk ka mundur të arrijë asnjë nga objektivat e tij ose të sigurojë kthimin e të burgosurve të tij, përveç çmimit të vendosur nga rezistenca”, tha ai.