Lajmi i fundit, shpërthim me shok-bombë në Veri
Publikuar:
(19.06.2023 23:54:01)

Gjatë mbrëmjes të së hënës, një shpërthim është dëgjuar prapa Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë të Veriut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për media se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.
“Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka thënë ai.
Këto zhvillime pasojnë tensionet në veri të Kosovës prej 26 majit.
Atë ditë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe, kanë hyrë në ndërtesat komunale, me ndihmën e njësiteve të Policisë së Kosovës.
Serbët lokalë kanë kundërshtuar diçka të tillë dhe për pasojë ka pasur protesta të vazhdueshme.