Kuvendi miraton projektligjin për produkte medicinale
Publikuar:
(13.07.2023 19:37:10)
Me 62 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar projektligjin për produkte medicinale.
Paraprakisht, në Kuvend situata ishte e tensionuar për shkak të dhunës së shfaqur në seancë, nga deputetët e PDK-së, me ministrat e Qeverisë.
Pas kësaj, opozita tentoi ta bllokonte Kuvendin, por përkundër kësaj, u arrit që projektligji për produkte medicinale të miratohet.
Dhunën në Kuvend e ka dënuar ambasada e ShBA-së, në Kosovë, si dhe Bashkimi Evropian.
Aktualisht, Seanca e Kuvendit të Kosovës është ende duke vazhduar, po ashtu edhe foltorja është liruar nga deputetët e opozitës.