Kutitë e para të numëruara nga KQZ: Fadil Nura i PDK-së po prin ndaj Bekim Jasharit në Skenderaj
Publikuar:
(17.10.2021 20:55:30)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me numërimin e votave dhe publikimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale që u mbajtën sot.
Nga afër 19% të votave të numëruara deri tani Fadil Nura i Partisë Demokratike të Kosovës është i pari me 62,12%, kurse i dyti kandidati i pavarur, Bekim Jashari me 36.72%.
I treti është kandidati i Listës qytetare për Skenderajn, Sokol Haliti me 1,16%.
