Kusari-Lila: Pak minuta në votim vlejnë katër vite

Kandidatja për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pak minuta në votim vlejnë katër vite.

Kusari-Lila theksoi se “sot është triumfi i demokracisë”.

Për këtë, ajo kërkoi nga qytetarët që të votojnë masivisht.

“Fushata ka qenë shumë e mirë dhe e qetë”, tha Kusari-Lila.

Ndërsa, për takimin që e kishte mbrëmë me kryeministrin, Albin Kurti, theksoi se “ishte takim për të diskutuar rreth procesit zgjedhor”.