Kurti reagon pas sulmeve ndaj mediave

Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmeve të shumta që serbët kanë bërë sot ndaj mediave.

Ai ka thënë se palët që po janë të zëshme për situatën në veri duhet të reagojnë dhe të dënojnë sulmet ndaj gazetarëve.

“Një tjetër gazetar është sulmuar brutalisht teksa mbulonte zhvillimet në veri të Kosovës sot nga persona të maskuar. Sulmet fizike ndaj atyre që raportojnë nga terreni janë absolutisht të papranueshme dhe duhet të dënohen nga të gjitha palët që në anën e kundërt janë të zëshme për situatën”, ka shkruar Kurti në Twitter.