Kurti pas përleshjeve në Kuvend: Nuk frikësohem nga këto sulme

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti shumë shkurt e ka komentuar përleshjen e ndodhur gjatë seancës së Kuvendit, të enjten.

“Nuk frikësohem nga këto sulme” u tha ai shkurt gazetarëve.

Kurti, është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Ky reagim i opozitës vjen pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar fotografinë e vendosur në foltore nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu.

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.