Kurti niset në drejtim të Rezidencës
Publikuar:
(18.03.2023 09:39:00)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur në drejtim të Rezidencës Shtetërore për takimin me presidentin Aleksandar Vuçiq, të dërguarin e posaçëm të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak, si dhe shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
Ky takim në Ohër do të zhvillohet për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim mbi bazën e propozimit të BE-së për dialogun.
Po ashtu, në takimin me Kurtin, Vuçiqin, Lajçakun do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kurti dhe Vuçiq fillimisht do të takohen veç e veç me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borelll dhe emisarin special për dialog, Miroslav Lajçak, për të pasuar me takimin e përbashkët.