Kurti: Gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Në fjalën e tij para të pranishmëve, Kurti është shprehur se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës.
“Në seancën energjetike theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e njerëzve. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kujtojmë se, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar tri marrëveshjet e parapara në Samitin e Berlinit.
Njëra ndër tri ujditë ka të bëjë me njohjen reciproke të kartave të identitetit, tjetra ka të bëjë me njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale ndërmjet palëve që e nënshkruajnë.
Marrëveshja e tretë është ajo mes Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e të dyja vendeve.