Kuleba: Mos hani dhe mos pini asgjë në bisedimet me Rusinë

Dmytro Kuleba

Para fillimit të bisedimeve të sotme në Stamboll, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba këshilloi këdo që shkon në negociatat me Federatën Ruse.

Ai paralajmëroi për mundësin e helmimit të ushqimit, shkruan BBC.

“Të mos hajë ose pijë asgjë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje”, tha ai gjatë një interviste për kanalin ukrainas të lajmeve, Ukrayina 24.

Paralajmërimi erdhi pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus, Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar u citua nga Reuters të ketë thënë se inteligjenca sugjeroi se simptomat e burrave ishin për shkak të faktorëve “mjedisor” dhe jo helmimit.

Siç kemi raportuar, Abramovich është parë në negociata, në fotot e transmetuara nga mediat turke./Shqip.com