Kryetari i KQZ-së: Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht

Kryetari i Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka folur në një konferencë për media rreth procesit të deritanishëm të votimit.

Radoniqi tha se procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht, shkruan Shqip.com.

“Ju njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet të cilat i pranojmë vazhdimisht nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, por edhe nga ekipet tona monitoruese, procesi i votimit është duke u zhvilluar normalisht”.

Më tutje ai tha se janë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, KQZ është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë e Shtetit”.