Kryetari aktual i Vushtrrisë renditet i dyti nga 70% e votave të numëruara

Kryetari aktual i Vushtrrisë Xhafer Tahiri

Mbi 70 për qind e votave janë numëruar tashmë në Komunën e Vushtrrisë, derisa listës për kryetar të kësaj komune po i prin Ferit Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës me gjithsej shtatë mijë e 281 vota apo 34.65 përqind të votave.

I dyti, por jo shumë larg vendit të parë deri tani listuar Xhafer Tahiri me 178 vota më pak se vendi i parë apo gjithsej 33.81 përqind të votave.

I treti në këtë garë është Arsim Rexhepi i Lëvizjes Vetëvendosje me pesë mijë e 491 vota apo 26.14 përqind të votave.

Larg nga vendi i tretë është renditur Mensut Ademi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me vetëm 439 vota apo 2/09 përqind. /Shqip.com