Kryeministri ukrainas bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, të hënën kërkoi që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Evropës.

“Për 18 ditët e fundit bota më në fund hapi sytë,” tha Shmyhal, duke iu referuar veprimeve ruse në Ukrainë.

Tiny Kox, president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se do të shqyrtohet nëse “për herë të parë në historinë moderne” një shtet anëtar mund të përjashtohet, shkruan CNN.

Kox tha se pasojat e pushtimit të ushtrisë ruse do të debatohen në orët e ardhshme dhe të martën.

Federata Ruse u bë shteti i 39-të anëtar i Këshillit të Evropës më 28 shkurt 1996.

“Më 25 shkurt 2022, Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi të pezullojë Federatën Ruse nga e drejta e përfaqësimit në Komitetin e Ministrave dhe në Asamblenë Parlamentare, në përputhje me nenin 8 të Statutit të Këshillit të Evropës. ”, shton faqja e internetit.

Megjithatë, senatori rus Alexander Bashkin i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti të hënën se Komisioni Zgjedhor Rus ka pezulluar punën e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe nuk do të marrë pjesë në takime.

Kreu i delegacionit rus në PACE, Pyotr Tolstoy, sugjeroi se Rusia mund të tërhiqet nga organizata.