Kryeministri pakistanez i revoltuar iu drejtohet vendeve të perëndimit: “Çfarë mendoni për ne? Që jemi sllavë tuaj… dhe bëjmë çfarëdo që na thoni?”

Kryeministri pakistanez, Imran Khan

Kryeministri pakistanez, Imran Khan, iu përgjigj të dielën të dërguarëve perëndimorë me bazë në Islamabad, të cilët javën e kaluar i kërkuan Pakistanit të dënonte veprimet e Rusisë në Ukrainë, duke i pyetur ata nëse mendonin se Pakistani ishte “skllavi i tyre”.

Krerët e 22 misioneve diplomatike, duke përfshirë ato të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, lëshuan një letër të përbashkët më 1 mars duke i kërkuar Pakistanit të mbështesë një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

“Çfarë mendoni për ne? Që jemi sllavë tuaj… dhe bëjmë çfarëdo që na thoni?” tha Khan teksa iu drejtua një mitingu politik.

Në këtë rast, Pakistani, një aleat tradicional i Perëndimit, abstenoi nga votimi përderisa Asambleja e Përgjithshme e OKB-së qortoi në masë dërrmuese Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

“Dua të pyes ambasadorët e Bashkimit Evropian: A i keni shkruar një letër të tillë Indisë?” Khan tha, duke vënë në dukje se rivali i përhershëm i Pakistanit gjithashtu kishte abstenuar.

Khan tha gjithashtu se vendet evropiane nuk e kishin censuruar Indinë për veprimet e saj në Kashmir, një rajon malor mbi të cilin Pakistani dhe India kanë luftuar dy luftëra.

Ai tha se Pakistani kishte vuajtur sepse kishte mbështetur aleancën perëndimore të NATO-s në Afganistan dhe në vend të mirënjohjes u përball me kritika, raporton Reuters.

Khan dhe qeveria e tij u gjendën në qendër të vëmendjes pasi ai vazhdoi me një vizitë në Moskë në fund të shkurtit, ndërsa frika për një pushtim po rritej, dhe u takua disa orë me Vladimir Putin pasi presidenti rus kishte urdhëruar trupat e tij në Ukrainë.

“Ne jemi miq me Rusinë dhe jemi miq edhe me Amerikën; ne jemi miq me Kinën dhe me Evropën; ne nuk jemi në asnjë kamp,” shtoi Khan, duke thënë se Pakistani do të mbetet “neutral” dhe do të punojë me ata që përpiqen t’i japin fund luftës në Ukrainë.

Të premten, një zëdhënës i zyrës së jashtme pakistaneze tha se “nuk ishte praktikë e zakonshme diplomatike” që të dërguarit të bënin thirrje publike si letra e tyre, “dhe ne e kemi bërë të qartë”.