Kryeministri i Izraelit flet me Zelenskin dhe Putinin, një përpjekje e dytë për armëpushim

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin Ukrainës,  Volodymyr Zelenski dhe presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Përmes një postimi në Twitter, i pari i Ukrainës Zelensky ka falënderuar kryeministrin e Izraelit, Bennett “për përpjekjet ndërmjetësuese të Izraelit”.

“Diskutuan mënyrat për t’i dhënë fund luftës dhe dhunës”, ka shkruar Zelensky.  

Raundi i fundit i bisedave vjen tre ditë pasi Bennett bëri një udhëtim të papritur në Moskë të shtunën, ku i kaloi tri orë me Putinin. Bennett tha të nesërmen se Izraeli do të vazhdojë të ndihmojë ndërmjetësimin “edhe nëse shansi nuk është i madh”.