Kryediplomatja franceze: Nuk i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës
Publikuar:
(05.01.2024 21:58:29)

“Nuk i takon Izraelit të përcaktojë të ardhmen e Gazës, e cila është një tokë palestineze. Ne duhet t’i kthehemi parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ta respektojmë atë”. Këtë e deklaroi Catherine Colonna, ministre e Jashtme franceze, për CNN. Colonna shtoi: “Gaza është një tokë palestineze, e cila dëshiron të bëhet pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez. Ne mbështesim zgjidhjen me dy shtete, e cila është e vetmja mundësi e mundshme. Gaza dhe Bregu Perëndimor së bashku duhet të jenë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez. .”