Kryebashkiaku Kherson thotë se qyteti është pa energji dhe ujë, apelon për ndihmë humanitare

Flamuri i Ukrainës

Kryetari i qytetit ukrainas Kherson tha se qyteti është i rrethuar nga forcat ruse.

“Trupat ruse janë kudo,” tha ai për CNN.

Kryebashkiaku Ihor Kolykhaiev i tha Xhon Berman të CNN të shtunën se jeta vazhdon, por të gjitha shërbimet e qytetit janë jashtë funksionit.

“Shërbimet normale janë ndalur sepse shërbimet normale nuk kanë si të funksionojnë”, tha ai.  

Ai bëri edhe një apel për ndihmë humanitare, duke thënë se “prodhimi, infrastruktura kritike është pezulluar. Qyteti është pa energji dhe pa ujë.”

Kolykhaiev tha se nuk kishte asnjë mënyrë për të marrë ndihma në qytet sepse e vetmja mënyrë për të marrë ndihma është nëpërmjet Krimesë nga pala ruse.

“Pra, rusët duan të dërgojnë ndihmën e tyre humanitare, por banorët e Khersonit po e refuzojnë atë. Sepse ata janë patriotë dhe nuk duan ndihmë nga rusët. Ata kërkojnë ndihmë nga ukrainasit. Pra, ne nuk po marrim ndihmë humanitare për momentin”, tha ai.   

“Kemi shumë njerëz këtu në nevojë,” tha ai. “Kemi pacientë me kancer, fëmijë që kanë nevojë për mjekim. Ky mjekim aktualisht nuk po kalon tek ata.”

Kherson është një qytet i rëndësishëm strategjik në një hyrje nga Deti i Zi me një popullsi prej afro 300,000 banorësh.