Kryebashkiaku i qytetit: Mbi 20 mijë civil janë vrarë deri më tani në Mariupol

Mbi 20 mijë civil janë vrarë deri më tani në Mariupol.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boychenko, për BBC tha se numri i frikshëm i njerëzve është vrarë, shkruan BBC.

Boychenko tha: “Tashmë ka deklarata të dëshmitarëve okularë nga qytetarët e Mariupolit për mizoritë që ata panë dhe po i shohin, për fat të keq.”

Ai tha se numri i njerëzve të vrarë në Mariupol është i frikshëm dhe “mbi 20,000”.

Ai shtoi se imazhet satelitore nga teknologjia Maxar tregojnë varreza masive dhe “ka disa dëshmi të reja që kemi marrë sot nga një zonë tjetër”.

Ai tha se trupat ruse po shkatërrojnë qytetin me banorët e tij” dhe ata po e bëjnë këtë me qëllim.

“Ata vendosën këtë gjenocid duke mbyllur qytetin dhe duke përdorur artileri tokësore dhe sulme ajrore në fillim, dhe më pas anijet që mbërritën më vonë. Qëllimi dhe shenjat e një krimi lufte dhe një gjenocidi të qytetarëve të Mariupolit,” tha Boychenko.

Teksa lufta po vazhdon në Ukrainë, mbi 5 milionë njerëz janë larguar, derisa mbi 200 mijë kanë mbetur të bllokuar në Mariupol./Shqip.com