Kriza humanitare, hyn karvani i katërt me 20 kamionë ne Gaza

Një karvan i katërt prej 20 kamionësh që transportonin ndihma humanitare hyri në Rripin e Gazës nga Egjipti përmes kalimit Rafah, sipas një zyrtari. Khaled Said, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane tha se Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze dhe agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA) morën furnizimet, të cilat përfshijnë ilaçe, ushqime për fëmijë dhe ujë.