Kremlini nuk përjashton marrjen e kontrollit të qyteteve të Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov thotë se Moska kishte planifikuar të shmangte viktimat civile dhe të përmbahej nga sulmet në qendrat kryesore të popullsisë, përfshirë Kievin.

Por në komentet e transmetuara në TV Rossiya 24, Peskov thotë se lufta urbane “do të çojë në mënyrë të pashmangshme në një numër të madh viktimash midis civilëve”.

Ai po ashtu shton se “ministria e mbrojtjes, duke garantuar sigurinë maksimale të popullatës paqësore, nuk e përjashton mundësinë të vendosjes nën kontrollin e plotë të qendrave të mëdha të popullsisë. Me përjashtim të zonave që përdoren për evakuime humanitare”.

Peskov gjithashtu thotë se zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së “po e shtynin Rusinë drejt sulmit në qytetet kryesore në Ukrainë me synimin për të vendosur përgjegjësinë për vdekjet e civilëve mbi vendin tonë”.

Teksa, potencon se “ne mendojmë se një qëndrim i tillë është provokues”.