Krasniqi: S’ka më ushtarë serbë në Kosovë, kjo çështje është mbyllur në 1999

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së
Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së

Disa ditë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq tha se Serbia do të dërgojë mbi 1 mijë ushtarë në Kosovë.

Mirëpo,për kryetarin e partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Memli Krasniqi kjo çështje ka mbaruar në vitin 1999.

“Për fat të keq retorika e luftë nxitëse e Vuçiç ka qenë e vazhdueshme por agresive në ditët e fundit. Kërkesa për kthimin e trupave serbe nuk vlen të merret seriozisht. Nuk ka asnjë vlerë. Në Kosovë s’do të ketë më asnjë ushtar serb dhe kjo është çështje e mbyllur në 1999.

Krasniqi tha se muajt e fundit Kosova ka kaluar nga kriza në krizë dhe kjo ka vetëm një fajtor që është pala serbe e cila po nxit dhunë, raporton Abcnews.