KQZ tregon për numrin e votuesve deri në ora 11:00
Publikuar:
(14.11.2021 11:11:30)
Deri në ora 11:00 në Kosovë kanë votuar 7,75 për qind e qytetarëve.
Kështu ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Është kumtuar që 19 mijë e 545 qytetarë kanë votuar deri në këtë kohë nga 1 milion e 260 mijë e 571 sa kanë të drejtë sot.
Në Kosovë do të votojnë qytetarët e 21 komunave.
Vendvotimet do të mbyllen në ora 19:00.