Kosova i bashkohet ShBA-së dhe BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se i janë bashkuar BE-së dhe ShBA-së në përputhje me lerat tona demokratike dhe orientimin tonë euroatlantik.
“Ato përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për individët dhe subjektet, emrat e të cilëve janë të shënuar në paketën e sanksioneve të BE-së”, ka shkruar Kurti.
Ukraina pretendon të ketë shkatërruar 80 tanke ruse dhe 516 autoblinda luftarake që nga dje.
Zëvendësministri i mbrojtjes, Hanna Malyar, shtoi që forcat ruse kanë humbur rreth 2 mijë e 800 ushtarë, raporton Sky News.
Shteti po ashtu pretendon të kenë shkatërruar 10 aeroplanë e 7 helikopterë që prej kur Rusia filloi sulmin./Shqip.com