Kompanitë zvicerane bojkotojnë produktet ruse
Rrjeti i dyqaneve më të mëdha ushqimore dhe veshjeve në Zvicër largojnë mallrat Ruse nga raftet, shkruan 20 Minuten.
Kompania, Coop und Globus ka vendosur që të ndalojë shitjen e produkteve nga Rusia.
Sipas 20 Minuten, shitësi do të hedh nga raftet sendet ushqimore nga Rusia dhe për momentin nuk do të importoj më produkte nga ky shtet.
“Coop ka vendosur që të mos blej ushqimin nga Rusia, por disa nga stoqet ekzistuese janë ende duke u shitur për të shmangur mbeturinat e ushqimit”, ka thënë një zëdhënëse e Coop për median, 20 Minuten.
Te kjo kompani vetëm një pjesë e vogël e produkteve janë prekur, pasi Coop blen shumë pak ushqime nga Rusia.
Dy nga produktet kryesore që shtien në Këto përfshinin dy lloje vodka dhe peshk të ngrirë, shkruan 20 Minuten.
Globus mori po ashtu të njëjtin vendim si Coop, i cili shet rreth 15 produkte ruse. Sipas 20 Minuten, Migros ende nuk ka bojkotuar produkte që vijnë nga Serbia./Shqip.com