Koloneli rus u vra nga njerëzit e vet, sipas zyrtarëve perëndimor

Dy komandantë të lartë rusë janë vrarë, derisa njëri prej tyre me sa duket vdiq pasi u sulmua nga njerëzit e tij.

Oficeri komandues i Brigadës së 37-të të u vra qëllimisht nga trupat e tij si rezultat i humbjeve të marra nga brigada e tij, sipas zyrtarëve perëndimor, shkruan BBC.

“Kjo thjesht jep një pasqyrë në disa nga sfidat morale që kanë forcat ruse,” shtuan ata.

Megjithatë, raporte të tjera sugjeruan se koloneli – i quajtur Yuri Medvedev – kishte pësuar lëndime në këmbë dhe ishte evakuuar në Bjellorusi.

Një gjeneral i shtatë u vra gjithashtu.

Kremlini nuk i është përgjigjur ende pretendimeve, derisa BBC ka shkruar se nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë./Shqip.com