Kërcënon Hamasi: Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin
Publikuar:
(03.11.2023 23:13:09)

Hamasi u dërgoi një mesazh me tekst në hebraisht të afërmve të civilëve të rrëmbyer në Izraelin jugor dhe të dërguar në Rripin e Gazës. Kan News e konfirmoi këtë, duke thënë se mesazhi është nënshkruar nga Brigadat al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit. “Ne i ofruam qeverisë tuaj një shkëmbim të burgosurish, por nuk u pranua – lexohet në tekst – ky është mesazhi ynë: lirimi i të gjithë të burgosurve sionistë në këmbim të lirimit të të gjithë të burgosurve palestinezë”. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeida tha se Gaza do të jetë mallkimi i historisë për Izraelin dhe ushtarët izraelitë do të kthehen në thasë të zi.