KE: Shqipëria ka bërë progres të mirë

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se Shqipëria ka arritur progres të mirë dhe rezultate.

Ai në raportin vjetor të zgjerimit të BE-së shtoi se vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit.

“Vendi ka bërë progres të mirë dhe ka arritur rezultate. Vettingu dhe reforma në drejtësi janë shembuj të progresit të mirë. Vendi ka treguar përkushtim për rend e ligj, e luftë kundër korrupsionit.

Shqipëria ka mbajtur 100% linjën evropiane për luftën në Ukrainë. E drejta e pronës, liria e medias, shteti i së drejtës janë çështje shumë të rëndësishme. Ne kemi thënë këtë gjë edhe vitin e kaluar por këto sfida janë të rëndësishme për ne. Angazhimi politik dhe konsensusi i të gjithë aktorëve politik dhe një administratë e pavarur dhe profesionale janë të domosdoshme”, tha Varhelyi.