Kastrati: Këto zgjedhje janë në të mirën e Malishevës

 Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se këto zgjedhje janë për të mirën e Malishevës.

 Kandidati i Nisma Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka thënë se këto zgjedhje janë për të mirën e Malishevës.

Ai ka votuar në fshatin e tij të lindjes, Turjakë të Malishevës.

“Jam shumë i lumtur sot, tek sa qytetarët tanë po vendosin përmes të drejtës së tyre me votë, për drejtuesin e Malishevës për 4 vitet e ardhshme”, ka thënë Kastrati.

“Pavarësisht dallimeve partiake e bindjeve politike, kërkoj nga secili qytetar i yni, të dalin dhe të votojnë, që t’i kontribuojnë ecurisë së mirë të kësaj dite zgjedhore, që ta ndihmojnë demokracinë, sepse këto zgjedhje janë për qytetarët tanë, janë për të mirën e Malishevës”.

Nisma sfidohet nga Partia Demokratike të Kosovës që kandidon me Isni Kilajn.