Kamberi: Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular

Njëherit, Kamberi vlerësoi se për aq kohë sa Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës, normalizimi i marrëdhënieve do jetë i pamundur.
“Nuk pres ndonjë nënshkrim spektakular, gjithë kjo është një proces në kuadër të cilit duhet të dakordohen çështjet të cilat kanë mbetur të hapura. Siç e dini të gjithë, Lugina nuk është pjesë e drejtpërdrejt e marrëveshjes. Por, do të synojmë që në kuadër të parimeve, do luftojmë që ato të kenë vlerën universale. Nuk duhet të jenë ekskluzive vetëm për pakicën serbe. Ne nuk besojmë në normalizim të raporteve, në një paqe të qëndrueshme, derisa sa Serbia të vazhdojë t’i diskriminojë shqiptarët e Luginës së Preshevës”, deklaroi Kamberi në transmetim në Tëvë1.
Madje, Kamberi shpresoi që në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, së paku të dakordohen që trajtimi i pakicave të jetë i njëjtë në të dyja shtetet.