Ka nisur raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Takimi Rusi & Ukrainë

Në Bjellorusi ka nisur raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, njoftoi në ajër agjencia shtetërore e mediave Rusia 24.

Vendndodhja për këtë ngjarje nuk është bërë e ditur. Raundi i parë i bisedimeve është mbajtur me 28 shkurt, ndërsa i dyti, më 3 mars, që të dyja u zhvilluan në Bjellorusi, raporton CNN.

Ndërkohë, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen të enjten në Antalia të Turqisë, sipas ministrisë së jashtme ruse, mirëpo kjo ende nuk është konfirmuar nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.