Josep Borrell: Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për pesë milionë njerëz që ikin nga Ukraina

Bashkimi Evropian “duhet të përgatitet për pesë milionë” refugjatë nga Ukraina, u tha gazetarëve të hënën – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përpara një takimi të ministrave të jashtëm evropianë në Montpellier, Francë, shkruan CNN.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për të pritur pesë milionë njerëz. Ne e dimë se me krizën siriane në vitet 2015-16, që ishte kriza e emigrantëve në Evropë, ne po flisnim për 1.5 milionë njerëz; tani do të jetë shumë më tepër”, tha ai.

Borrell po ashtu e përmendi se BE-ja duhet të mobilizojë jo vetëm ndihmën humanitare, por edhe burimet e bllokut për të mbështetur vendet e BE-së në kufi me Ukrainën, të vendosur për të pritur refugjatë.