Johnson: Do t’i shkaktojmë dhimbje maksimale ekonomike Putinit

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë se do t’i shkaktojnë dhimbje maksimale ekonomike Putinit dhe Rusisë.

“Për sa kohë që Putini vazhdon sulmin e tij barbar ndaj ukrainasve të pafajshëm, ne do të vazhdojmë të ushtrojmë çdo fuqi që kemi për t’i shkaktuar dhimbjen maksimale ekonomike Putinit dhe makinës së tij të luftës”.

Britania e Madhe, ka marrë vendimin që te sanksionojë dy oligarkë të tjerë rusë – Alisher Usmanov dhe Igor Shuvalov, shkruan BBC.

Sipas rregullave të reja, Usmanov dhe Shuvalov do të kenë të ngrira asetet e tyre dhe do t’u ndalohet të udhëtojnë në Britani.