Jashari – qytetarëve: Shfytëzojeni të drejtën tuaj qytetare

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

Para se të votojnë, familja Jashari ka bërë homazhe te Kompeleksi Memorial “Adem Jashari”.

“Para gazetarëve bëra thirrje për qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur udhëheqësin dhe përfaqësuesit tuaj në asamble komunale”.

“Kështu me zgjedhje të lira e demokratike do të rikonfirmojmë kulturën dhe vetëdijen e lartë qytetare të popullit tonë të Drenicës”, tha Jashari.

Përballë në garë, Jashari e ka Fadil Nurën e Partisë Demokratike të Kosovës.