Izraeli: Ushtria përparon në Gaza, kemi marrë kalanë e Hamasit
Publikuar:
(07.11.2023 10:13:39)

Ushtria izraelite vazhdon të avancojë drejt Gazës dhe ka njoftuar se ka marrë kontrollin e një bastioni ushtarak të Hamasit në Rripin verior dhe ka sulmuar një nga qelitë e saj në një ndërtesë pranë spitalit Quds. Sulmet u shoqëruan me bombardime izraelite kundër pjesëve të ndryshme të enklavës, duke përfshirë vendet jugore në të cilat u evakuua popullsia e Gazës veriore, me urdhër të ushtrisë izraelite. Një nga vendet e sulmuara në orët e fundit ishte qyteti i Rafahut, në skajin jugor të Rripit, ku sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet lokale, 20 persona humbën jetën në orët e fundit.