Izraeli: Ushtarja Noa Marciano u vra nga Hamasi në spitalin al-Shifa

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite (IDF) kundëradmirali Daniel Hagari tha se ushtarja Noa Marciano – vdekja e të cilës u njoftua të martën – u vra nga Hamasi dhe jo nga një sulm ajror izraelit. Duke cituar një raport mjekësor dhe informacione të inteligjencës, Hagari tha se Marciano, 19 vjeçe, u plagos në një granatim të ushtrisë izraelite dhe më vonë u dërgua në spitalin Al-Shifa. Këtu ajo do të ishte vritej nga Hamasi. Nuk është hera e parë që nga 7 tetori që Hamasi deklaron se disa nga 239 pengjet e kapur më 7 tetor, vdiqën pas sulmeve izraelite në Rripin e Gazës. Më 26 tetor, për shembull, Hamasi përhapi lajmin se në këtë mënyrë ishin vrarë pothuajse 50 të burgosur. Megjithatë, ky është rasti i parë që lajmi shoqërohet me pamje dhe një emër specifik.