Izraeli urdhëron evakuim edhe në jug të Gazës

Ushtria izraelite ka rritur presionin ndaj personave të zhvendosur, që javët e fundit janë larguar nga veriu i Rripit të Gazës dhe janë strehuar në jug. Banorët e tre lokaliteteve të vendosura në “zonën e sigurt” – Khuzaa, Bani Suheila dhe Karara – në fakt janë udhëzuar nga ushtria që gjithashtu të largohen nga shtëpitë e tyre për arsye sigurie. Atyre u ofrohen dy destinacione: afër Khan Yunis (tashmë e mbushur me njerëz të zhvendosur) ose zona Mowasi, afër detit, ku ka duna rëre. Fletëpalosjet e ushtrisë ngjallën një shqetësim të madh, duke ngritur frikën për një tjetër operacion tokësor në atë sektor.