Izraeli tërheq mijëra trupa nga Gaza, por lufta vazhdon

Ushtria tha të hënën se pesë brigada, ose disa mijëra trupa, do të largohen nga Rripi i Gazës në javët e ardhshme. Lufta ka dëmtuar ekonominë duke i penguar rezervistët të shkojnë në punë, të drejtojnë bizneset e tyre ose të vazhdojnë studimet universitare. Ushtria nuk ka thënë publikisht nëse tërheqja pasqyron një fazë të re të luftës, megjithatë ajo është në përputhje me planet e udhëheqësve izraelitë për një fushatë me intensitet të ulët që përqëndrohet në qendrat e mbetura nën kontrollin e Hamasit dhe që mund të zgjasë për pjesën më të madhe të vitit. Izraeli ka thënë se është afër kontrollit të plotë mbi pjesën më të madhe të zonave në veri të Gazës, duke zvogëluar nevojën për forca atje. Megjithatë, luftimet e ashpra kanë vazhduar në zona të tjera, veçanërisht në jug, ku shumë nga forcat e Hamasit mbeten të paprekura dhe ku janë zhvendosur shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës.