Izraeli sulmon pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor

Avionët luftarakë izraelitë kryen sulme në pozicionet e Hezbollahut në Odaisseh, Libani jugor. Kjo është bërë e ditur nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). IDF goditi gjithashtu zonat e Kafr Kila dhe Marjaayoun, me sa duket për të penguar sulmet e planifikuara nga Hezbollahu në Izraelin verior. IDF thotë se dy raketa u hodhën nga Libani në zonën arabe të al-Aramshe këtë mëngjes, të dyja ranë në një zonë të zbrazët dhe nuk shkaktuan dëme.