Izraeli njofton vdekjen e katër ushtarëve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar vdekjen e katër ushtarëve të tjerë në luftimet e Gazës. Gazeta Haaretz e raporton këtë. Një nga ushtarët thuhet se është rreshteri 19-vjeçar Maor Cohen Eisenkot, nipi i anëtarit të kabinetit të luftës, ministrit Gadi Eisenkot. Të tjerët janë Liav Atiya, 25 vjeç, Omri Ben Shachar, 25 vjeç dhe rreshteri Jonathan Dean Haim, 25 vjeç. Një tjetër ushtar, Haim Meir Eden, 20 vjeç, është plagosur ditët e fundit dhe ka ndërruar jetë nga plagët e marra.