Izraeli mohon akuzat: Nuk kemi kërkuar asnjëherë evakuimin e spitalit al-Shifa

Ushtria izraelite “nuk ka urdhëruar në asnjë moment evakuimin e pacientëve apo mjekëve” nga spitali al-Shifa. Zëdhënësi ushtarak tha këtë, duke shpjeguar se ushtria në vend të kësaj kishte “një kërkesë nga drejtori i al-Shifa për të lejuar banorët e tjerë të Gazës që ishin në spital dhe që dëshironin të evakuoheshin ta bënin këtë nëpërmjet një rruge të sigurt”. “Stafi mjekësor do të qëndrojë në spital – shtoi ai – për të ndihmuar pacientët që nuk mund të evakuohen”.