Izraeli: Kemi vrarë komandantët e Hamasit në tunele
Publikuar:
(06.11.2023 13:36:19)

Ushtria izraelite tha se sulmet e rënda gjatë natës në Gazën veriore kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën nëntokësore dhe sipërfaqësore të Hamasit dhe kishin vrarë komandantët e fshehur në tunele. Eliminimi i më shumë se një duzinë udhëheqësve ushtarakë të organizatës terroriste që nga fillimi i luftës po pengon operacionet e tyre, beson IDF. E cila gjithashtu pretendon se është e fokusuar në vrasjen e udhëheqësve të lartë të Hamasit.